Arrestohet autori i vrasjes së Egli Pashollarit në Tiranë

Arrestohet në Tropojë autori i vrasjes së Egli Pashollarit në Tiranë

Autori i dyshuar i vrasjes së të riut Egli Pashollari në Tiranë është arrestuar pas 11 ditësh në Tropojë. Gazment Buçpapaj është prangosur në vendlindjen e tij, pas vrasjes me thikë të 31-vjeçarit në kryeqytet.

Pashollari u sulmua në mes të ditës sapo doli nga makina. Pjesë e përleshjes ka qenë edhe bashkëshortja e autorit. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 20 shkurtit, rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.

Mësohet se autori i vrasjes kishte mbërritur në zonë rreth orës 15:30 për të marrë bashkëshorten e tij, e cila punonte në një market fare pranë vendit të ngjarjes. Sapo bashkëshortja e tij ka hipur në makinë, autori ka parë në distancë të riun Egli Pashollari të shoqëruar me një shok të tij.

Motivet e sherrit janë të paqarta.

Pas ngjarjes, autori është parë duke marrë sërish makinën, të cilën e ka braktisur pak metra larg zonës ku ndodhi ngjarja. Së bashku me bashkëshorten e tij, ata janë larguar me taksi.

Scroll to Top