Laçjani arrestohet pasi dyshohet se ka përplasur me makinë ish-bashkëshorten.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë arrestuar në Tiranë shtetasin I. Ll., 48 vjeç, banues në Laç.
Ai dyshohet se me automjetin që drejtonte, i ka bllokuar lëvizjen në aksin rrugor “Laç-Patok” automjetit që drejtonte ish-bashkëshortja e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve, ka pasur vetëm dëme materiale.
Më pas, 48-vjeçari dyshohet se ka thyer me mjet të fortë xhamin e automjetit që drejtonte shtetasja.
