Atentati në Lezhë, ndalohet polici që iu përgjigj me armë autorëve
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lezhë. Me urdhër të Prokurorisë, është arrestuar polici me iniciale B.K., i cili ndodhej brenda në berberhanen në Rrilën e Lezhës.
Efektivi policor, i cili akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, ka qenë i pranishëm në berberhane ku ndodhej Merando Nikulaj. Gjatë sulmit me armë, ai ka kundërpërgjigjur me armë zjarri ndaj autorëve.
Gjithashtu, lidhur me këtë ngjarje, policia po ushtron kontrolle të shumta në zonën e Lezhës.
