Arrestohet shqiptar për trafik kokaine në Lugano

Trafik droge në Lugano, arrestohet i riu shqiptar

Policia zvicerane ka arrestuar një shtetas shqiptar, i dyshuar për trafik kokaine në zonën e Luganos.

Zyra e Prokurorit Publik dhe Policia Kantonale njoftuan se aksioni është kryer që në datën 5 mars, si pjesë e një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me njësinë antidrogë të Policisë së Luganos. Ky veprim u konfirmua për mediat dy ditë më parë.

I ndaluari është një 27-vjeçar me banim në Shqipëri, i cili ndodhej në Zvicër për qëllime turistike. Ai dyshohet të jetë përfshirë në një rrjet të madh trafikimi kokaine.

Autoritetet deklaruan: “Kontrollet e personit dhe të ambienteve të tij zbuluan rreth tetëdhjetë gramë kokainë, pajisje për paketimin e drogës dhe disa mijëra franga në para të gatshme”.

Policia e zonës kufitare të Vedeggio në Itali ka bashkëpunuar gjithashtu në këtë hetim.

Akuzat përfshijnë kundërvajtje të rënduar dhe shkelje të Ligjit Federal për Narkotikët. Urdhri i ndalimit është konfirmuar që atëherë nga Gjykatësi i Masave Shtrënguese (GPC).

Hetimi po koordinohet nga Prokurorja Publike Anna Fumagalli.

Scroll to Top