Pas atentatit në Rinas, zbulohet arsenal armësh dhe minash në Nikël.
Pas atentatit të ndodhur pranë zonës së Rinasit, ku humbi jetën Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani, i njohur edhe me pseudonimin “Sheqeri”, forcat e rendit kanë kryer një sërë kontrollesh në disa zona të vendit. Këto veprime synojnë zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë, sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala.
Gjatë një operacioni të zhvilluar në Nikël, policia ka njoftuar për gjetjen e një sasie të konsiderueshme armësh dhe minash. Dyshohet se këto mjete mund të kenë lidhje me grupime kriminale aktive në zonë.
Ndërkohë, mësohet se është identifikuar një prej personave që posedonte këto armë, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia.
