Arsenali eliminohet nga Kupa FA; Dy trofe humbur!

Arsenali është tronditur sërish. Në çerekfinalet e Kupës FA, “topçinjtë” u eliminuan nga Southampton, skuadër që militon në Championship, me rezultatin 1-2.

Ky eliminim vjen pas humbjes së Kupës së Ligës angleze kundër Manchester City-t, duke lënë Arsenalin pa dy trofe të rëndësishëm brenda pak kohësh.

Ndeshja u zhbllokua nga Stjuart në minutën e 35-të. Gyokeres barazoi shifrat në minutën e 68-të, por skuadra e Artetës u befasua sërish në minutën e 85-të, kur Çarls shënoi golin e fitores për Southampton.

Fillimisht këtë sezon Arsenali pretendonte katër trofe, ndërsa tani garon vetëm për titullin e Premier Ligës dhe Champions League.

Scroll to Top