Arsene Wenger kritikon menaxhimin e mesfushës së Liverpoolit

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Venger, ka shprehur kritika për mënyrën sesi Liverpooli ka menaxhuar mesfushën e tij pas transferimit të Florian Wirtz gjatë merkatos së verës. Venger, në një prononcim për beIN Sports, theksoi se kjo lëvizje ka dëmtuar ekuilibrin e ekipit.

Sipas tij, Wirtz kishte mundësinë të zgjidhte mes Bayern Munich dhe Liverpool. “Ai i tha Liverpoolit: ‘Do të vij tek ju nëse luaj si numër 10, nuk dua të luaj në krah’,” tha Venger. “Për ta marrë atë, Liverpooli pranoi kërkesën e lojtarit.”

Kjo marrëveshje, sipas ish-trajnerit francez, ka pasur pasoja negative për mesfushën e Liverpoolit. “Dhe kështu, ata shkatërruan mesfushën e tyre, sepse ajo përbëhej nga Gravenberch, Mac Allister dhe Szoboszlai,” përfundoi Venger.

Scroll to Top