“Atje ndodhet një foto e familjes sime”: Artemis II drejt Hënës! “Veterani” i Apollo 16 jep mesazh inkurajues ekuipazhit: E gjithë bota është me ju
Astronauti i misionit Apollo 16, Charlie Duke, ka dërguar një mesazh të veçantë për ekuipazhin e Artemis II, teksa ata po i afrohen destinacionit të tyre në Hënë.
“Në Hënë ndodhet një fotografi e familjes sime. Lutem që t’ju kujtojë se ne, Amerika dhe e gjithë bota, jemi duke ju mbështetur”, është shprehur Duke në mesazhin e tij të regjistruar.
Fjalët inkurajuese të një astronauti që ka shkelur më parë në Hënë vijnë në një moment simbolik për ekuipazhin e Artemis II, misioni i cili përfaqëson një hap të rëndësishëm në rikthimin e njerëzimit në satelitin natyror të Tokës.
