Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik rreth Hënës

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik rreth Hënës (VIDEO)

Misioni Artemis II, i cili dërgoi astronautët Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen rreth Hënës për herë të parë pas më shumë se 50 vitesh, është kthyer në Tokë. Pas një udhëtimi historik, misioni përfundoi me zbarkimin e kapsulës “Orion”, e quajtur “Integrity”, në orën 20:07, në Oqeanin Paqësor pranë San Diegos. Në Shqipëri, ky moment korrespondoi rreth orës 02:10 të mëngjesit të kësaj të shtune, 11 prill.

Astronautët e këtij misioni, konsideruar si historik, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Scroll to Top