VIDEO/ Jasir Asani jep asistim me telekomandë në Champions 2, ai që shënoi golin i falënderohet në mënyrë mbresëlënëse
Jasir Asani ka treguar menjëherë cilësitë e tij te skuadra e Esteghlal, duke u kthyer në protagonist që në ditët e para te klubi iranian. Ai ka kontribuar me gola dhe asistime në kompeticionet ku merr pjesë.
Ditën e sotme, Asani ka zbritur në fushë me Esteghlal në transfertën në Jordani kundër Al Uehdat, në kuadër të Champions League 2, turneu i dytë më prestigjioz për klube në Azi.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare la gjurmë duke dhënë një asist perfekt për golin e barazimit 1-1, të shënuar nga Ahmadi. Asani asistoi me një harkim të saktë nga e djathta, ndërsa sulmuesi e dërgoi topin në rrjetë.
Pas golit, Ahmadi nuk ngurroi ta falënderonte Asanin në mënyrë të veçantë. Ai u ul në gjunjë dhe i puthi këmbën lojtarit shqiptar si shenjë mirënjohjeje.
Shihni më shumë në PANORAMASPORT.AL
