Asllani, Barcelona konfirmon interesim: Kontakë reale

Agjenti konfirmon interesin e Barcelonës për Asllanin: Ka pasur kontakte!

Fisnik Asllani është një opsion real për Barcelonën, që kur sulmuesi shqiptar ka shprehur publikisht dëshirën e tij për të luajtur me klubin katalanas. Asllani ka treguar formë të mirë duke shënuar gola për Hoffenheimin dhe kombëtaren e Kosovës.

Vetë agjenti i tij, Ajman Dahmani, ka konfirmuar vazhdimin e interesimit nga ana e Barcelonës. “Interesimi i Barcelonës për lojtarin është ende prezent dhe ka pasur kontakte nga klubi katalanas,” është shprehur Dahmani për “Erem News”.

Ndërkohë, Hoffenheimi nuk do të heqë dorë lehtë nga shërbimet e Asllanit. Klubi gjerman pret rreth 30 milionë euro për një shitje të menjëhershme. Qendërsulmuesi ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.

Me Hoffenheimin, Asllani po lufton për një vend në Champions League.

Scroll to Top