Asllani pas humbjes me Turqinë: “Ëndërr e ndalur”

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë gjatë ndeshjes kundër Turqisë mbrëmë. Megjithatë, fati nuk buzëqeshi 23-vjeçarit, i cili tentoi disa herë të shënonte, por u ndal nga portieri turk. Pas humbjes, Asllani shprehu trishtimin e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

NJOFTIMI I PLOTË:

“Kjo nuk është thjesht një humbje… është një ëndërr që u ndal pak para fundit. Ne luftuam me shpirt, besuam deri në sekondën e fundit, por fati nuk ishte në anën tonë. Dhimbja është e madhe, sepse e dinim sa afër ishim historisë… sa afër një momenti që do të mbetej përgjithmonë… Por ne jemi Kosova dhe do të kthehemi më të fortë! Faleminderit Kosovë.”

Scroll to Top