Asllani te Besiktas: Cfare ndodh me klauzolën?

Kristjan Asllani është bërë pjesë e Beshiktashit gjatë merkatos së dimrit, duke u transferuar nga Serie A në kampionatin turk të futbollit. Ai është huazuar nga Interi me të drejtën e blerjes nga klubi turk, i cili shpreson të rikthehet protagonist në luftën për titull duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Asllani ka luajtur pak ndeshje, vetëm 4, por tashmë në mediat turke ka nisur të diskutohet për të ardhmen e tij. Beshiktashi është i bindur për cilësitë e Asllanit dhe dëshiron ta ketë atë pjesë të ekipit në të ardhmen. Megjithatë, klubi nuk ka ndërmend të shpenzojë 11 milionë eurot e parashikuara në akordin me Interin si klauzolë transferimi.

Mediat turke raportojnë se Beshiktashi do të kërkojë të zhvillojë bisedime me Interin për të ulur sa më shumë vlerën e klauzolës së Asllanit, duke shpresuar të gjejë një marrëveshje dhe të sigurojë përfundimisht lojtarin gjatë verës.

Një situatë e ngjashme duket të jetë ajo e Ernest Muçit, i cili u huazua nga Beshiktashi te Trabzonspori. Edhe në këtë rast, Trabzonspori është gati të blejë futbollistin shqiptar, por dëshiron të ulë klauzolën prej 8.5 milionë eurosh të vendosur në kontratën e tij, prandaj do të kërkojë bisedime me Beshiktashin për të negociuar vlerën.

Scroll to Top