Asllani te Gjigantët Europianë: Interes, Por Me Kusht

Zhvillime të reja për Asllanin: Gjigantët e Europës të interesuar për transferim, por me kusht

Fisnik Asllani, sulmuesi shqiptar i Hofenheimit, mund të ndryshojë ekip gjatë merkatos së verës. Sipas informacioneve të fundit nga “Bild”, Borussia Dortmund ka shfaqur interesim të fortë për Asllanin dhe ka pasur kontakte me përfaqësuesit e tij. Vetë futbollisti është i hapur për një transferim të tillë të bujshëm.

Megjithatë, Dortmundi do të jetë gati të hyjë në negociata vetëm nëse plotësohet një kusht specifik: largimi nga klubi i Serhou Guirassì ose Karim Adeyemi. Të dy futbollistët kanë qenë prej kohësh në qendër të spekulimeve për një largim të mundshëm.

Për Asllanin, i cili përfaqëson Kombëtaren e Kosovës, shfaqin interes edhe klube të tjera europiane.

EMANUEL LOCI – PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top