VIDEO/ Tre gola për Juventusin, Atalanta e Gjimshitit eliminon bardhezinjtë nga Kupa
Atalanta ka siguruar biletën për në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, duke mposhtur Juventusin me rezultatin e pastër 3-0 në ndeshjen e zhvilluar sot në Bergamo.
Skuadra, në të cilën Berat Gjimshiti luajti titullar, u vu në presion nga bardhezinjtë gjatë pjesës më të madhe të takimit. Megjithatë, Atalanta arriti të mbrohej me kujdes dhe të tregonte efikasitet para portës kundërshtare.
Avantazhi erdhi nga një penallti në pjesën e parë, ndërsa kundërsulmet në fraksionin e dytë të lojës vulosën një fitore të rëndësishme për vazhdimësinë në turne dhe për moralin e ekipit. Ky rezultat vjen në një moment kur bergamaskët luftojnë në kampionat për një vend që mund t’i kualifikojë në Ligën e Kampioneve.
ATALANTA-JUVENTUS 3-0
- 27′ (p) Skamaka
- 77′ Sulemana
- 85′ Pashaliç
FORMACIONET ZYRTARE
- Atalanta: Karneseki; Skalvini, Gjimshiti, Ahanor, Zapakosta, De Ron, Ederson, Bernaskoni, De Ketelaere, Raspadori, Skamaka. Trajner: Rafaele Paladino.
- Juventus: Perin; Kalulu, Bremer, Gati, Kelli, Lokateli, Thuram, Kambiaso, MekKeni, Konseisao, Dejvid. Trajner: Luçiano Spaleti.
