Atentati në Lezhë/ Zbardhet dëshmia e policit që u ndodh në vendngjarje
Zbardhet dëshmia e efektivit të policisë që ndodhej në ambientet e berberhanes ku ndodhi atentati mbrëmjen e shkuar në Lezhë. Mësohet se, edhe pse ishte pa uniformë, ai u është kundërpërgjigjur autorëve që qëlluan me armë.
Sipas burimeve paraprake, ai ka dëshmuar se ka qëlluar në drejtim të autorëve për t’i neutralizuar. Kanë kaluar vetëm pak orë nga ngjarja dhe ende nuk dihet se kush ka qenë objektivi i këtij atentati. Ndërkohë, autoritetet bëjnë me dije se po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
