Detaje nga Rinas: Një nga atentatorët zbriti nga makina duke qëlluar drejt automjetit “Benz”
Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur në rreth-rrotullimin e Rinasit. Mediat raportojnë se autori i ngjarjes ishte i maskuar dhe mbuluar me kapele, por sipas tyre, gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Mësohet se ai ka zbritur nga automjeti dhe është afruar duke shtënë disa herë me pistoletë, duke u siguruar kështu që viktima ka ndërruar jetë.
