Dy qytetet më të mëdha të Greqisë, Athina dhe Selaniku, janë përfshirë në listën e 20 qyteteve më të rrezikshme në Evropë për vitin 2025, bazuar në Indeksin e Krimit të publikuar nga Numbeo.
Ky indeks, që mat ndjenjën e sigurisë dhe jo statistikat zyrtare, përdor shkallën nga 0 në 100. Vendin e parë e zë qyteti britanik Bradford me 67.1 pikë. Mbretëria e Bashkuar dominon listën me qytete të tjera si Coventry, Birmingham dhe Londër. Franca gjithashtu ka një prezencë të fortë, me shtatë qytete mes 10 të parave, duke përfshirë Marsejën, Montpellier, Paris, Nantes, Grenoble, Lyon dhe Nice.
Në Greqi, banorët e Athinës dhe Selanikut raportojnë një ndjenjë më të ulët sigurie. Athina vlerësohet me 55.3 dhe Selaniku me 52.5, duke i vendosur të dy në mesin e 20 qyteteve me pasigurinë më të lartë në kontinent.