Die. Dhj 16th, 2018

ATHINË – Arrin në 93 numri i të vdekurve për shkak të zjarrit në Atika

ATHINË, 9 gusht /ATSH/ – Bilanci i viktimave për shkak të zjarreve që ranë më 23 korrik në bregun lindor të Athinës kaloi sot numrin e 93 të vdekurve, pasi humbën jetën dy të plagosur që ishin shtruar në spital, dy javë e gjysmë pas ngjarjeve.

“Një grua, 78-vjeçare dhe një burr, 83 vjeç, vdiqën dje”, njoftoi televizioni shtetëror grek ERT.

Vazhdojnë të jenë të shtruar në spital edhe 34 persona të tjerë, nga të cilët gjashtë janë në gjendje kritike.

Sot në mëngjes, mbrojtja civile kishte njoftuar se viktimat ishin 44 gra, 35 burra, 11 fëmijë dhe dy persona të tjerë ende të paidentifikuar. /G.S/

Kategori