Hën. Dhj 17th, 2018

ATHINË – Papunësia në rënie në Greqi

ATHINË, 6 dhjetor . – Papunësia në Greqi është në rënie, ku në muajin shtator u regjistrua një rënie me 2,2% në raport me një vit më parë, njoftoi zyra greke e statistikave “Elstat”.

Papunësia në shtator ishte 18,6%, krahasuar me 20,8% për të njëjtën periudhë të një viti më par.

Niveli i papunësisë ra nën 20% për herë të parë në shtatë vite në maj 2018.

Ndërsa një dekadë më parë, niveli i papunësisë ishte vetëm 7,3%.

Në gusht, pas më shumë se tetë vitesh, Greqia nuk është më nën sistemin ndërkombëtar të mbikëqyrjes dhe shpreson të ngrihet sërish financiarisht. /G.S/

Kategori