Die. Dhj 16th, 2018

AUSTRI – Memorial për Holokaustin me emrat e viktimave

VJENË, 10 nëntor .- Qeveria austriake do të ndërtojë një memorial të dytë të Holokaustit në Vjenë për të përkujtuar emrat e rreth 66 000 hebrenjve austriakë, të cilët u vranë nga regjimi nazist, njoftoi kancelari austriak, Sebastian Kurz për shtypin.

Skulptura ekzistuese përkujtimore, e krijuar në vitin 2000 nga ana e artistit britanik, Rachel Whiteread, emëron vendet në të gjithë Europën ku hebrenjtë austriakë u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por jo emrat individualë të viktimave.

Projekti i ri do të përbëhet nga një mur në një park në qendër të Vjenës, ku do të gdhenden emrat.

Projekti u nis nga mbijetuesi i Holokaustit, Kurt Tutter, i cili u arratis nga nazistët kur ishte fëmijë dhe më pas shkoi në Belgjikë, ku një familje vendase e fshehu atë dhe motrën e tij.

Tutter promovoi idenë e tij për dy dekada, por objekti nuk u ndërtua për shkak të mungesës së fondeve.

“Përgjegjësia për të kujtuar 66 000 hebrenjtë austriakë të vrarë nga regjimi terrorist nazist dhe kujtimi i këtij kapitulli të errët në historinë tonë janë shumë të rëndësishme”, tha Kurz./ /os/ a.jor.

Kategori