Austria kufizon rrjetet sociale për fëmijët nën 14 vjeç

Austria ka njoftuar planet për të vendosur një bllokadë të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 14 vjeç.

Ky vendim vjen pas negociatave të gjata brenda koalicionit qeveritar, i cili përfshin parti të majta, të djathta dhe liberale. Zëvendëskancelari socialdemokrat Andreas Bäbler theksoi në një konferencë për shtyp se “është pothuajse e pamundur që prindërit të kontrollojnë kohën që fëmijët e tyre kalojnë” në këto platforma, të cilat sipas tij, janë dizajnuar për të krijuar “varësi me vetëdije”.

Përveç kufizimit të moshës, qeveria austriake planifikon të prezantojë një lëndë të re të detyrueshme në kurrikulat shkollore, e titulluar “Media dhe Demokracia”. Projekti i ligjit, që pritet të dorëzohet deri në qershor, synon të ndihmojë nxënësit të dallojnë realitetin nga trillimi dhe të identifikojnë përpjekjet antidemokratike për ndikim.

Ky veprim i Austrisë vjen në një kohë kur disa vende të Bashkimit Evropian, si Franca, Spanja dhe Danimarka, kanë shprehur tashmë synimin për të vendosur kufizime moshe në përdorimin e mediave sociale, ndërsa vende të tjera po shqyrtojnë mundësi të ngjashme.

Scroll to Top