Hën. Gus 20th, 2018

AUTOMJETE – BMW fillon të prodhojë edhe… orë!

MYNIH, 7 gusht /ATSH/ – Prodhuesi i orave “Fossil” dhe grupi gjerman i automjeteve BMW nënshkruan një marrëveshje për të prodhuar orë inteligjente për markën bavareze, shkruan revista “AutoPlus”.

Shumë shpejtë fansat e prodhuesit gjerman do të kenë mundësinë që të përdorin një smartuoç të markës BMW.

Kjo marrëveshje do të zgjasë deri në vitin 2023 dhe këto orë do të shiten ekskluzivisht vetëm nga konçesionarët BMW dhe në butikët “Fossil” duke filluar nga viti 2019.

Ndonëse asnjë informacion tjetër nuk është bërë i ditur për momentin për sa i përket çmimit të këtyre orëve, marka “Fossil” aktualisht samrtuoçin e tij të fundit e shet për rreth 300 euro. /G.S/

Kategori