Mar. Gus 21st, 2018

AUTOMJETE – Ford nxjerr një sistem që kupton nëse je në kundravajtje

BERLIN, 7 gusht /ATSH/ – Kush nget makinën nuk ka dëgjuar asnjëherë një mesazh që e njofton se një automjet është duke ecur në kundravajtje. Një situatë e vështirë për t’u imagjinuar, megjithatë shumë dramatike. Në fakt prodhuesi amerikan i automjeteve “Ford” ka publikuar se në vitin 2017, 22 persona kanë mbetur të vrarë në Gjermani për shkak të aksidenteve të lidhura me makina që ikin në kundravajtje në autostradë, shkruan revista që i dedikohet botës së automjeteve “AutoPlus”.

Kjo e dhënë ka nxitur prodhuesin amerikan që të përdorë sensorë të ndryshëm, që ndodhen në automjetet e tij, për të njoftuar shoferin kur ai është duke vajtur në drejtimin e gabuar në autostradë.

“Ford” shpjegon se shumica e këtyre incidenteve lidhet me shoferë të shpërqëndruar, të lodhur, ose të ngatërruar për shkak të tanelave rrugore jo të mira.

Për këtë, “Ford” ka testuar një sistem alarmi pamor dhe tingullor që paralajmëron menjëherë shoferin. Simboli i kundravajtjes do të shfaqet në ekranin e komandave me mbishkrimin “verifikoni drejtimin”.

Ky sistem do të jetë fillimisht aktiv në Austri, Gjermani dhe Zvicër. /G.S/

Kategori