Automjeti përplaset me portën e Shtëpisë së Bardhë, shoferi arrestohet

Alarm! Automjeti përplaset me portën e Shtëpisë së Bardhë, shoferi në pranga

Një automjet është përplasur me një nga portat e Shtëpisë së Bardhë pak para orës 7 të mëngjesit në Uashington D.C., duke shkaktuar mbylljen e rrugëve përreth kompleksit presidencial.

Sipas autoriteteve amerikane dhe raportimeve të mediave, përplasja ka ndodhur në kryqëzimin e Connecticut Avenue dhe H Street, në pjesën veriore të rezidencës presidenciale. Shoferi i automjetit është arrestuar dhe po merret në pyetje nga Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara. Për fat të mirë, nuk ka pasur të lënduar.

Ky incident vjen në një periudhë shqetësimesh të shtuara për sigurinë në SHBA, pas një sërë sulmesh të lidhura me tensionet në Lindjen e Mesme dhe konfliktet me Iranin. Vetëm të shtunën, dy persona të dyshuar si anëtarë të Shtetit Islamik hodhën pajisje shpërthyese gjatë një proteste jashtë rezidencës së kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut. Një ditë më pas, një person i armatosur hapi zjarr në një lokal në Austin, Teksas, duke lënë pas tre të vdekur dhe 15 të plagosur.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivet e këtij incidenti.

Scroll to Top