Incident jashtë Shtëpisë së Bardhë: Automjeti përplaset në portën e Shërbimit Sekret
Një incident është regjistruar sot pranë Shtëpisë së Bardhë.
Një burrë ka përplasur automjetin e tij në portën hyrëse të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara të martën në mbrëmje.
Sipas Shërbimit Sekret të SHBA-së (USSS), ngjarja ka ndodhur pak pas orës 10:30 të mbrëmjes në Uashington, D.C.
Agjencia deklaroi në një postim në platformën X se “personi u arrestua dhe automjeti u ekzaminua dhe u konsiderua i sigurt”.
Autoritetet nuk kanë dhënë informacione shtesë rreth identitetit të shoferit apo motiveve të mundshme.
As Shtëpia e Bardhë dhe as Shërbimi Sekret nuk iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me këtë çështje.
