Mar. Gus 14th, 2018

AVIACION – BE test psikologjik për pilotët

Tre vjet nga tragedia ajrore e linjës gjermane ”Wings”, ku piloti kishte përplasur qëllimisht avionin, Komisioni Evropian ka krijuar një rregullore të re që parashikojnë një test psikologjik para se të fillojnë punë, komunikoi Agjencia Europiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA).

Kjo rregullore parashikon që pilotët të kenë në vazhdimësi mbështetjen psikologjike, ku të jenë në gjendje të njohin praninë e problemeve që ndikojnë negativisht në punë.

‘’Gjithashtu janë parashikuar teste alkooli dhe droge për të gjithë pilotët që ushtrojnë detyrën. Kompanitë europiane do të bëjnë një vlerësim psikologjik të pilotëve, përpara se të fillojnë’’, theksoi drejtori ekzekutiv i EASA-s, Patrick Ky.

“Me këto rregulla Europa merr masa për ruajtjen e shëndetit mendor të vetë ekuipazhit’’, theksoi ai