Avion luftarak rus Su-30 rrëzohet, vdesin dy pilotë

Një avion luftarak rus Su-30 u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor në rajonin veriperëndimor të Karelias, duke shkaktuar vdekjen e dy anëtarëve të ekuipazhit. Kështu raportojnë agjencitë e lajmeve, duke cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

Guvernatori i rajonit të Karelias, Artur Parfenchikov, bëri të ditur përmes një postimi në Telegram se avioni u rrëzua në një zonë pyjore. Nuk raportohet për viktima në tokë.

Parfenchikov shtoi se një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.

Scroll to Top