Një avion privat u rrëzua gjatë ngritjes në aeroportin e Bangorit, Maine, duke shkaktuar vdekjen e shtatë personave dhe plagosjen e një tjetri.
Ngjarja ndodhi të dielën, sipas raportimeve të CNN, të cilat mbështeten në informacionet e Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA).
Avioni, një model Bombardier Challenger 650 me dy motorë, mori flakë pas rrëzimit gjatë manovrës së ngritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Bangor.
Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e aksidentit ajror, i cili ndodhi në kohën kur ra një stuhi e fortë dëbore në shtetet verilindore të SHBA-së.
