Tërmet në fluturimin e United Airlines: Xhami i përparmë i aeroplanit u thye në 36,000 metra lartësi, piloti u plagos
Një fluturim i United Airlines u detyrua të ndryshojë drejtim javën e kaluar pasi një objekt “misterioz” goditi xhamin e përparmë të aeroplanit në lartësinë prej 36,000 metrash, duke e dëmtuar atë dhe duke shkaktuar lëndimin e pilotit. Ky informacion është konfirmuar nga linja ajrore dhe zyrtarë të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara.
United Airlines njoftoi se aeroplani tip Boeing 737-MAX 8, me 134 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord, që kryente fluturimin nga Denveri drejt Los Anxhelosit, përfundimisht u ul në mënyrë të sigurt në Utah, “për t’u bërë ballë dëmeve të shkaktuara në xhamin e tij, i cili është shumështresor”.
Piloti u plagos gjithashtu nga mbeturinat e objektit, duke marrë trajtim mjekësor pas uljes emergjente.
