Avion ushtarak turk rrëzohet në Gjeorgji, 20 viktima

VIDEO/ Avioni ushtarak turk rrëzohet në Gjeorgji, 20 viktima. Erdogan: Shpreh ngushëllime të thella për viktimat

Një avion ushtarak turk, model C-130, është rrëzuar më 11 nëntor në territorin e Gjeorgjisë, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë për forcat e armatosura turke.

Avioni ishte nisur nga Azerbajxhani dhe po kthehej drejt Turqisë kur u rrëzua në një zonë malore pranë kufirit gjeorgjiano-azerbajxhanas, sipas një deklarate zyrtare nga Ministria Turke e Mbrojtjes.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u shpreh se ishte “thellësisht i trishtuar” dhe ngushëlloi familjet e viktimave.

Në pamjet e publikuara, shihet se si avioni humb kontrollin.

Si Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, ashtu edhe Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, u shprehën të tronditur nga lajmi tragjik.

Autoritetet turke, të Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë kanë nisur një operacion të përbashkët kërkim-shpëtimi dhe hetimi për të zbardhur shkaqet e rrëzimit.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Gjeorgjisë, avioni u rrëzua në komunën Sighnaghi, pranë kufirit me Azerbajxhanin.

Avioni C-130E Hercules, me katër motorë me helika, përdoret gjerësisht nga ushtria turke për transport personeli dhe operacione logjistike.

🇬🇪🇦🇿🇹🇷 TUAF543 | Turkish Air Force C-130 (reg. 68-01609) Aircraft tracked departing Ganja earlier today, later signal lost over Georgian territory. Footage below apparently shows the crash of the same aircraft, currently under verification. — Visioner (@visionergeo)

Scroll to Top