Një avion u rrëzua në qarkun Tarrant në Teksas, pranë aeroportit Hicks, pasditen e së dielës, njoftoi Shërbimi i Zjarrfikësve i Fort Worth.
Gjatë rrëzimit, avioni ra mbi kamionë dhe rimorkio, duke shkaktuar një zjarr të madh, i cili tani është vënë nën kontroll, sipas burimeve.
Zona ndodhet mes aeroportit Fort Worth Alliance dhe aeroportit Fort Worth Meacham, në perëndim të aeroportit ndërkombëtar DFW.
Ekipet e shpëtimit u nisën menjëherë në vendngjarje për të dhënë ndihmë. Deri tani nuk dihet nëse ka të lënduar dhe shkaqet e rrëzimit nuk janë bërë ende të njohura.