I akuzuar për pastrim parash, gjykata lë në arrest shtëpie avokatin në Vlorë
Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për një avokat 69-vjeçar nga Vlora. Ai akuzohet për mashtrim dhe pastrim parash.
Mbi avokatin rëndojnë akuzat për veprat penale:
- “Mashtrimi”, me pasoja të rënda për më shumë se një rast
- “Pastrimi i produkteve të veprave penale ose veprimtarisë kriminale”
