Avokati Ulian Bajrami është liruar nga paraburgimi pas reagimeve të forta nga komuniteti i avokatëve, të cilët dënuan unanimisht masën e marrë kundër tij nga prokuroria e Elbasanit.
Avokati Bajrami ishte arrestuar pas disa deklaratave të bëra në sallën e gjyqit, të cilat prokurori Gjergji Ceka i interpretuar si kërcënim.
Debati kishte lindur në sallën e gjyqit pasi avokati Ulian Bajrami akuzoi prokurorin për falsifikim të provave ndaj klientit të tij, Maksim Suçi. Klienti i tij akuzohej për kundërshtim të forcave të policisë, por kamerat kishin treguar se ai nuk kishte bërë asnjë rezistencë.
