Hën. Dhj 10th, 2018

“Babalja”, Balla: Basha dhe kunati, 200 mijë euro për një puntatë xhirim 

TIRANË, 8 tetor /ATSH – I. Vata/ – “Basha dhe kunati i tij paguajnë 200 mijë euro për një xhirim”, shprehet, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Deputeti Balla duke iu përgjigjur Bashës shprehet: “Po ç’bëhet kështu mor Lulzim, 200 mijë Babalja dhe kunati për një puntatë xhirim?! Apo ti, sa herë bëhet fjalë për kunatin, bëhesh dorëlëshuar?”

“Aktorë të shtrenjtë paske gjetur. Edhe Al Pacino nuk merrte 200 mijë euro për një puntatë xhirim. E degradove Partinë Demokratike në një kinostudio babalesh”, shprehet Balla. /r.e/

Kategori