Bajerni, Kompany flet për të ardhmen e Upamekano

Bajerni në formë të jashtëzakonshme, Kompani sinjalizon për rinovimin e titullarit

Kontrata e Dajot Upamekano me Bajernin skadon në fund të këtij sezoni. Trajneri Vincent Kompany ka lënë të kuptohet se do të ishte i kënaqur me një zgjatje të saj.

“Unë gjithmonë i shoh lojtarët e mi pak më të mirë se të gjithë të tjerët. Upamekano është një pjesë e rëndësishme e ekipit tonë,” tha Kompany në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër PSG.

Megjithatë, trajneri theksoi se nuk është ai vendimmarrësi i vetëm për të ardhmen e mbrojtësit francez. “Ne kemi role shumë të qarta të përcaktuara në klubin tonë. Nuk jam vetëm unë ai që merr vendimin. Unë mund të vlerësoj cilësitë e tij sportive,” shtoi Kompany. “E shoh si një lojtar shumë të mirë dhe të lumtur.”

Kontrata e Upamekanos me Bajernin përfundon në verë. Qendërmbrojtësi po konsideron një transferim te një rival evropian. Së fundmi, është raportuar se Bajerni do të dëshironte të zgjaste kontratën e tij.

Scroll to Top