Bajerni kundër Arsenalit: Një përballje mes sulmit spektakolar dhe mbrojtjes së hekurt
Në kuadër të Ligës së Kampionëve, Bajerni do të ndeshet me një kundërshtar tejet sfidues: Arsenalin. Me aftësitë e tyre të spikatura në mbrojtje dhe forcën në goditjet standarte, “Topçinjtë” paraqesin një sfidë të vështirë për trajnerin Kompany dhe skuadrën bavareze.
Sulmi i Bajernit ka qenë mbresëlënës këtë sezon, duke shënuar 64 gola në të gjitha kompeticionet. Nga ana tjetër, klubi londinez ka shënuar 39 gola.
Ndërkohë, Arsenali dallohet për mbrojtjen e tij solide. Ata kanë pranuar vetëm 6 gola në Premier Ligë dhe nuk kanë pësuar asnjë gol në Ligën e Kampionëve. Kjo tregon një përballje mes një makinerie golash dhe një mbrojtjeje të palëkundur.
Megjithatë, Arsenali është gjithashtu i rrezikshëm në sulm në një aspekt tjetër. Ata janë një nga skuadrat më të mira në ekzekutimin e goditjeve standarte, duke shënuar më shumë se 10 herë nga këto situata gjatë këtij sezoni. Kjo mund të jetë një pikë e dobët për Bajernin, pasi mbrojtja e tyre kundër goditjeve standarte është identifikuar si “thembra e Akilit”.
PANORAMASPORT.AL
