Mër. Dhj 19th, 2018

Baketboll meshkuj/ “Teuta” mund “Kamzën”

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH- A. Fortuzi/-  “Teuta” ka mundur “Kamzën” në ndeshjen hapëse, të javës së 9-të dhe të parafundit të superligës shqiptare të basketbollit për meshkuj.

Ndeshja ishte një formalitet për “Djemtë e Detit”, që e mbyllën takimin në epërsi të madhe ndaj “miqve”, 111-76. “Teuta” domino, që në setin e parë, teksa thelloi diferencën me kalimin e seteve.

Sot pritet të zhvillohen ndeshjet e tjera të turit të 9-të të superiores. Në sy bije sfida mes “Partizanit” dhe “Goga Basket”, që do luhet në orën 18:00. Ashtu si edhe përballja mes “Vallznisë dhe “Tiranës”.

Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 9-të (7 dhjetor)
Teuta – Kamza Basket, 111-76
E shtunë, 8 dhjetor
Partizani – Goga Basket, ora 18:00
Vllaznia – Tirana, ora 18:00                                                                                     Renditja: Teuta 15 pikë (6/3), Goga Basket 14 pikë (6/2), Partizani 14 pikë (6/2), Tirana 12 pikë (4/4), Kamza Basket 12 pikë (3/6), Vllaznia 8 pikë (0/8).

Basketboll – Kategoria e Parë Meshkuj, java e 9-të (7 dhjetor)
Invaders – Skënderbeu, 95-72
E shtunë, 8 dhjetor
Elbasani – Flamurtari, ora 12: 00
Tirana Egales Basket – Apolonia, ora 14:00
Renditja: Invaders 17 pikë (8/1), Tirana Eagles Basket 15 pikë (7/1), Skënderbeu 12 pikë (3/6), Flamurtari 11 pikë (3/5), Elbasani 11 pikë (3/5), Apolonia 9 pikë (1/7). /j.p/

Kategori