Bale kritikon sulmin e Real Madrid, mungon “shkëndija”

Gareth Bale kritikon sulmin e Real Madrid pas humbjes ndaj Liverpoolit

Ish-lojtari i Real Madrid, Gareth Bale, ka komentuar ndeshjen mes Liverpoolit dhe Real Madridit, duke mos kursyer kritikat ndaj performancës sulmuese të skuadrës madrilene.

“Mendoj se na mungoi ajo shkëndija për të cilën flisnim unë dhe Thierry Henry. Nuk i pamë Mbappenë dhe Viniciusin të bënin magji në 30 metrat e fundit për ta kthyer Realin në lojë. Ishte pak zhgënjyese që në atë zonë nuk pati cilësinë që pret nga lojtarët e Realit,” u shpreh Bale.

Ai gjithashtu theksoi mungesën e një “numri nëntë” si çelësi për skuadrën e Xabi Alonsos.

“Është frustruese, mendoj se ata e ndërlikojnë gjërat shumë. Ndonjëherë ata thjesht duhet të përpiqen të sfidojnë mbrojtësin. Ata janë qartësisht më të shpejtë se kushdo tjetër në fushë. Por mendoj se ndoshta nuk e bëjnë këtë sepse nuk ka askënd tjetër në zonë duke pritur krosimet. Ndoshta u duhet ai numër nëntë referencë,” shtoi Bale.

Scroll to Top