Hën. Dhj 17th, 2018

Balla-Bashës: Përjashto ‘profesorin’ nga PD pa dalë të dhëna që të kompromentojnë

TIRANË,11 nëntor /ATSH- I. Vata/ Kryetari i grupit parlamentarë të Partisë Socialiste Taulant Balla, një ditë pas arrestimit të pedagogut Dritan Shoraj, i kërkoi sot kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha përjashtimin e tij nga PD.

“Kur hidheshin themelet e Republikës së Re në çadrën e “lirisë” në krahun tënd gjendej shpesh Dritan Shoraj, një person në kërkim ndërkombëtar”, shprehet Balla.

Më tej, Balla shton se “me Dritan Shoraj në krahë mbajte bllokuar Vettingun për disa muaj, madje sulmoje dhe partnerët e Shqipërisë. Sikur të thashë dje, njofto përjashtimin e “profesorit” nga strukturat drejtuese të PD. Kaq. Sa pa dalë edhe të dhëna të tjera që të kompromentojnë ty direkt”.

Policia njoftoi një ditë më parë se 47-vjeçari rezulton i dënuar nga Gjykata e Apelit në Venecia me 4 vite e 20 ditë burg, për akuzën e “pjesëmarrjes në trafikun e lëndëve narkotike”. Emri i Shorajt iu përcoll Shqipërisë përmes Interpolit. /a.g/

Kategori