Die. Dhj 16th, 2018

Balla publikon fotot: I arrestuari për drogë në krah të Bashës

TIRANË, 8 tetor. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla publikoi sot disa foto të Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me një person të arrestuar për trafik droge.

“Luftë politike me fotografi? Sali mblidh “tët bir” Lulin se sa më sollën njerëzit e tu në PD disa fotografi me një të arrestuar për drogë. Sqarohuni vetë me njëri-tjetrin”, shprehet Balla.

Balla publikoi disa foto, ku duket një person në krah të kreut të PD-së, Lulzim Basha, ndërsa sipas tij, personi në foto është arrestuar për drogë.

/m.m/j.p/

Kategori