Balluku, Bardhi kërkon mbledhje urgjente të Kuvendit

Vendimi i Kushtetueses për Ballukun, Bardhi kërkon mbledhje urgjente të Kuvendit

Pas rrëzimit të kërkesës së kryeministrit Edi Rama nga Gjykata Kushtetuese për masën e sigurisë ndaj zv.kryeministres dhe ministreve të Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Në reagimin e tij, Bardhi thekson se pretendimet e kryeministrit për të bllokuar drejtësinë janë rrëzuar. Ai gjithashtu i bën thirrje kryetarit të Kuvendit të thërrasë urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Mandateve të hënën dhe të përfshijë të enjten në seancën plenare kërkesën për heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres Belinda Balluku.

“Alibitë tashmë kanë rënë! Edi Rama u rrëzua në pretendimin e tij për të bllokuar drejtësinë. Njëlloj do të rrëzohet kushdo që pengon drejtësinë. I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit të njoftojë menjëherë mbledhje urgjente të hënën të Këshillit të Mandateve dhe përfshirjen të enjten në seancë plenare të kërkesës për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit për ish-Zëvendëskryeministren dhe ish-ministren Belinda Balluku. Kuvendi nuk mund të mbajë peshën e përgjegjësisë për vonesën e paprecedent të shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë dhe për pengimin e drejtësisë,” – shkroi Bardhi në rrjetet sociale.

Scroll to Top