SPAK kërkon ta arrestojë, Balluku vijon emërimet e mbështetësve të saj
Artan Shkreli është larguar nga pozicioni i drejtuesit të Institutit të Ndërtimit dhe në vend të tij është emëruar Persida Shkrepa. Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila i ka uruar suksese në këtë detyrë të re dhe sfidë. Persida Shkrepa ishte një nga kandidatet e reja për deputete në zgjedhjet e 11 majit në kryeqytet.
Ndërkohë, ndërsa SPAK kërkon ta arrestojë, Balluku vijon të bëjë emërime drejtorash dhe zëvendësministrash. Ajo me siguri po ndikon në prishjen e provave, intimidimin e zyrtarëve dhe dirigjimin e tendrave nga buxheti i shtetit.
