Balluku hesht për akuzën e SPAK, shprehet ngushëllime për Fatos Nanon
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku nuk ka dhënë asnjë reagim pas njoftimit zyrtar të SPAK se ajo është marrë e pandehur lidhur me tenderin e Tunelit të Llogarasë. Megjithatë, ajo ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Balluku vlerëson se Fatos Nano ishte arkitekti i transformimit të së majtës shqiptare dhe kryeministri reformator që besoi në rrugën europiane të Shqipërisë.
“Lamtumirë Fatos Nano. Arkitekti i transformimit të së majtës shqiptare dhe Kryeministri reformator që besoi në rrugën europiane të Shqipërisë duke lënë gjurmë të thella në politikën dhe historinë e vendit. I paharruar!” – ka shkruar Balluku.
