Balluku në Kushtetuese: Kryeministria kundërshton pezullimin

Kryeministria nuk lëshon asnjë moment: Çon me urgjencë në Kushtetuese pezullimin e Ballukut

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, se çështja e pezullimit nga Gjykata e Posaçme e Republikës së Shqipërisë (GJKKO) të zv/kryeministres Belinda Balluku do të apelohej në Gjykatën Kushtetuese, ka ardhur edhe veprimi zyrtar nga Kryeministria.

Kryeministria ka dërguar me urgjencë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar kështu vendimin e GJKKO-së. Belinda Balluku po hetohet lidhur me tenderin e tunelit të Llogarasë si dhe për lotin numër 4 të Unazës së Madhe. Ajo akuzohet për shkelje të barazisë në procedurat e tenderimit.

Kujtojmë se dje, GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për dy zyrtarë të afërt të Ballukut: Gentian Gjyli, drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), dhe Erald Elezi, administrator i KESH-it.

Scroll to Top