Tirana zien për thirrjen e SPAK, Belinda Balluku udhëton drejt Zvicrës
Ndërkohë që e gjithë Tirana është në vëmendje për shkak të fletë-thirrjes që SPAK i ka dërguar për marrje në pyetje, ministrja Belinda Balluku ka publikuar një video nga një tren në Zvicër, ku udhëton nga Zyrihu drejt Bernës.
Qëllimi i udhëtimit të saj është një takim me ministrin zviceran për transportin dhe energjinë. Bashkë me të ndodhet edhe një delegacion nga Ministria e Infrastrukturës, me synim shkëmbimin e eksperiencave lidhur me projektin e linjës hekurudhore nga Tirana në Durrës.
Mbetet për t’u parë nëse Balluku do të kthehet në Tiranë deri të hënën apo do të tentojë të shmangë marrjen në pyetje në SPAK, ashtu siç ka paralajmëruar Partia Demokratike. Vihet re se Zvicra është vendi që zgjodhi për t’u vendosur edhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.
