Enj. Nën 22nd, 2018

Barcelona “harron” të fitojë në La Liga, vetëm barazim me Valencian

Valencia arriti t’i rezistonte “arsenalit” sulmues të Barcelonës duke marrë një barazim ndaj pretendentëve për titullin kampion në La Liga. 90 minutëshi në stadiumin “Mestaja” u mbyll në shifrat 1-1.

Skuadra katalanase u shokua pas një nisjeje të keqe të ndeshjes kur gara i dha avantazhin vendasve që në minutën e 2 në zhvillimet e një goditjeje këndi.

Por pa shkuar ekipet në pushim, argjentinasi Lionel Mesi arriti të rikthente baraspeshën me një gol nga tentativa prej 20 metrash.

Në fraksionin e dytë shifrat nuk ndryshuan më. Me këtë pikë, Barcelona mban vendin e dytë në La Liga.

Kjo është ndeshja e katërt pa fitore për “katalanasit”.

InfoPasqyra/tch

Kategori