Futbollistët e Barcelonës në unison: Jemi me fat që kemi Lamin Jamal në skuadër
Performanca mbresëlënëse e Lamin Jamal, ku shënoi tre gola, u lavdërua nga shokët e tij të ekipit pas ndeshjes mes Barcelonës dhe Vilarrealit, e cila përfundoi me rezultatin 4-1.
“Lamin e di çfarë duhet të bëjë, të vazhdojë të stërvitet. Ne të gjithë e dimë se ai po përballet me sfida dhe e ndihmojmë sa më shumë që të jetë e mundur, sepse ai kontribuon jashtëzakonisht në ekip”, shpjegoi Dani Olmo.
Në mënyrë të ngjashme, Erik Garcia komentoi: “Jemi me fat që ai luan për ekipin tonë. Performanca e Jamalit ka qenë e jashtëzakonshme, madje ai mund të kishte shënuar edhe një ose dy gola të tjerë.”
Pau Cubarsí, duke folur për të ardhmen, u shpreh: “Le të shpresojmë se kjo është e para nga shumë tripleta për Lamin, sepse ai është një lojtar që ka shumë për të na dhënë, sidomos në Botëror”, përfundoi mbrojtësi.
PANORAMASPORT.AL
