Bardhi: Begaj punësohet te klinika private, jo etike

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar presidentin Bajram Begaj se është i punësuar dhe merr të ardhura nga një rrjet klinikash private mjekësore, duke përshkruar këtë situatë si një shkelje të standardeve etike dhe profesionale.

Bardhi deklaroi se presidenti Begaj rezulton të jetë i punësuar në rrjetin e klinikave private Acibadem, ku përfiton të ardhura çdo vit, ndërsa njëkohësisht mban detyrën e Presidentit të Republikës.

Sipas Bardhit, Begaj gjithashtu jep mësim si pedagog në Akademinë e Forcave të Armatosura, duke shtuar se në vitet 2022, 2023 dhe 2024 ka deklaruar të ardhura edhe nga kjo veprimtari.

Ai shprehu keqardhje për faktin se një individ nuk përmbush standardet etike, integriteti dhe profesionalizmi duke ushtruar njëkohësisht dy funksione të tilla.

Scroll to Top