Mër. Tet 17th, 2018

Bardhi: E vërteta mbi milionat e Toyota Yaris, do të dalë

TIRANË, 10 tetor /ATSH- I. Vata/ – “E vërteta mbi trafikimin e miliona eurove nga Taulant Balla me Toyota Yaris, do të dalë”, u shprehën sot përpara Gjykatës së Tiranës, avokati i kryetarit të PD-së, Ivi Kaso, dhe përfaqësuesi ligjor Gazment Bardhi.

I pyetur për çështjen “Xhafa”, Bardhi tha se “kryeprokuror dhe prokuror për këtë çështje është Edi Rama, që përcakton gjithmonë rezultatin e hetimit”.

“Sot ishte një seancë e thjeshtë pajtimi, ku ne shprehëm qëndrimin tone, se u qëndrojmë të gjitha deklaratave, dhe që nuk kemi asgjë për t’u pajtuar me viktimën. Viktima, Taulant Balla, në radhë të parë do të duhet të pajtohet me veten e tij”, shtoi  ai.

Pyetjes se a do të marrë pjesë kryetari i PD-së Basha në proces, Bardhi shprehet se “Basha është në proces nëpërmjet avokatëve të tij”.

Ndërsa pyetjes  se çfarë e lidh kryetarin e PD-së Basha me paratë e Toyota Yaris-it, Bardhi shprehet se  “Nuk do ta bëjmë gjykimin sot. Ishim në një seancë të thjeshtë. Se çfarë e lidh, do ta shikoni në seancat e tjera gjyqësore”. /j.p/

Kategori